Sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares së Holandës, Cody Gakpo, së bashku me partneren e tij, po kalojnë një moment të vështirë, pas lajmit se kanë humbur foshnjën e tyre gjatë shtatzënisë.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, partnerja e futbollistit ka ndarë dhimbjen e madhe me ndjekësit, duke bërë të ditur se djali i tyre i vogël, nuk ia doli të vinte në jetë.
Vetë Gakpo ka reaguar duke u shprehur se kjo është një periudhë tmerrësisht e vështirë për familjen e tij dhe ka kërkuar nga mediat dhe opinioni publik privatësi dhe respekt për të kaluar këtë moment të vështirë./mxh
