Last Updated on 19/10/2026 by Monika
Momente tensioni janë shënuar pak çaste më parë në zonën përreth Parkut Rinia në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për shoqërimin e disa protestuesve që ndodheshin në zonë.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit janë afruar menjëherë protestues të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë.
Në mes të situatës së krijuar, i riu ka arritur të largohet me vrap, duke u shkëputur nga efektivët e policisë.
Ngjarja është zhvilluar në një moment tensioni, ndërsa në zonën përreth Parkut Rinia vijon prania e protestuesve dhe e forcave të rendit./MXH
