Last Updated on 01/12/2024 by adminfjala
Moti i keq me shi dhe dëborë ka përfshirë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e shiut kanë sjellë problematika në aksin Skurraj-Burrel, ku kanë patur rënie gurësh dhe inertesh, por menjëherë janë pastruar nga grupet e punës.
Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme.
Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë (kryesisht në Qafën e Qarrit), Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
ARRSH u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar në rrugë për shkak të lagështisë.
“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë, si në Skurraj-Burrel që janë pastruar menjëherë nga grupet e punës.
Në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës.
Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme.
Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë (kryesisht në Qafën e Qarrit), Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftimin e ARRSH./e.t