Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.
Gradualisht rehsjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëdim në oprët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 14 m/s.
Dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon, do të jetë i forcës 2-3 ballë./kb
