Jose Mourinho përflitet për një rikthim te Real Madrid, pas kontakteve me presidentin Florentino Pérez.
Sipas raportimeve, është zhvilluar një video-telefonatë rreth 1 orë mes Mourinhos, agjentit Jorge Mendes dhe drejtuesve të klubit.
Trajneri aktual i Benficas nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare, por ka paraqitur 10 kushte për rikthimin.
Ai kërkon një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2028, pa opsione të tjera të detyrueshme. Mourinho ka kërkuar kontroll të plotë mbi formacionin, duke theksuar se lojtarët që nuk angazhohen nuk do të aktivizohen.
Ai synon të sjellë të gjithë stafin e tij aktual, ndërsa mund të përfshihet edhe Álvaro Arbeloa. Trajneri portugez ka kërkuar largimin e 7 lojtarëve gjatë verës, përveç atyre që janë në fund kontrate si Alaba, Carvajal dhe Fran González.
Gjithashtu, ai preferon reduktimin e miqësoreve verore për të shmangur ngarkesën fizike./mxh
