Ernest Muçi pritet të rikthehet më shpejt nga sa ishte parashikuar pas dëmtimit të pësuar në kofshën e majtë.
Sulmuesi shqiptar mund të jetë pjesë e listës së Trabzonsporit për ndeshjen e së dielës ndaj Basaksehirit. Muçi u diagnostikua me tendosje, hemorragji dhe edemë në pjesën e sipërme të grupit të përparmë të muskujve të kofshës së majtë dhe fillimisht parashikohej të mungonte të paktën dy javë.
24-vjeçari pritet të mungojë në ndeshjen europiane të së enjtes, por situata e tij fizike është përmirësuar. Nëse nuk është gati për të nisur si titullar ndaj Basaksehirit, Muçi mund ta nisë takimin nga stoli dhe të aktivizohet gjatë lojës.
Mungesa e tij është ndjerë në repartin ofensiv të Trabzonsporit, veçanërisht në ndeshjen e parë të kampionatit.
Rikthimi i tij do të ishte i rëndësishëm edhe për trajnerin Rolando Maran, i cili mund ta llogarisë Muçin për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në Ligën e Kombeve./mxh
