Cristiano Ronaldo ka shmangur një pezullim të gjatë pas atij kartoni të kuq të marrë kundër Irlandës më 13 nëntor në Dublin. Ai është pezulluar me vetëm një ndeshje, dënim i cili është shlyer së fundmi në sfidën mes Portugalisë dhe Armenisë. Në këto kushte, Ronaldo do të mund të luajë, në ndeshjen e parë të luzitanëve në Botërorin 2026.
Ky karton i kuq ishte i pari në karrierën e tij në kombëtare, aty ku ka luajtur plot226 ndeshjesh. Gjithçka nisi pas një grindjeje me mbrojtësin irlandez Dara O’Shea, me gjyqtarin Glenn Nyberg që fillimisht tregoi një karton të verdhë përpara se ta ndryshonte atë në të kuq pas një konsultimi me VAR-in.
