Last Updated on 28/10/2025 by EL
Prodhimi i ullirit në Lezhë këtë vit është i kënaqshëm. Në fshatrat Troshan dhe Fishtë, të njohura për kultivimin e kësaj kulture, fermerët kanë nisur vjeljen, por problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore.
“Të rinjtë janë larguar ne emigrim dhe po hasin vështirësi të shumta për të siguruar krahun e punës”, thane fermerët.
Ndërkohë kërkesa mbetet e qëndrueshme dhe e lartë. Çmimi i ullirit varion nga 150 lekë deri në 200 lekë për kg, ndërsa çmimi i vajit shkon nga 800 deri në 1200 lekë për litër.
Përballë këtij prodhimi të bollshëm te ullirit dhe vajit, tregu vendas është i rrezikuar dhe duhet gjetur mekanizmat e nevojshëm për të eksportuar edhe jashtë vendit, thotë specialisti i bujqësisë, Preng Marku.
Sipërfaqet me ullinj në fshatrat e Lezhës po vijnë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ku numërohen qindra hektarë tokë të mbjella me këtë kulturë./e.t
