Interi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Cristian Chivu, ndërsa merkatoja ende nuk i ka sjellë përforcimet e pritura trajnerit rumun.
Një nga emrat që po fiton vëmendje është Aleks Stankovic, i rikthyer pas një sezoni te Club Brugge. Chivu e njeh mirë mesfushorin e lindur në vitin 2005 nga koha kur të dy ishin pjesë e ekipit Primavera dhe e sheh si alternativë për Hakan Calhanoglu në mesfushë.
Pavarësisht interesimit të disa klubeve, trajneri ka kërkuar që lojtari të mbetet në skuadër për t’u vlerësuar gjatë grumbullimit. Vëmendje të veçantë po merr edhe sulmuesi Mattia Mosconi, për të cilin Chivu ka kërkuar të mos huazohet.
Në stërvitje kanë lënë përshtypje pozitive edhe francezi Yanis Massolin, i ardhur nga Modena, si dhe mbrojtësi i majtë Mattia Marello, i lindur në vitin 2008.
Derisa klubi të finalizojë afrimet e reja, Chivu po mbështetet te talentet e akademisë për të ndërtuar alternativat e skuadrës./mxh
