Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet e tij sociale për situatën e rëndë të ndotjes në qytetin e Lushnjes.
Sipas tij, bidonat plastik kanë bllokuar kanalin ujitës dhe qyteti po mbytet nga mushkonjat dhe era e rëndë.
“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe taposin kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërrme, mushkonja dhe burim infeksioni.
I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ja ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, thuhet në postimin e Korreshit. /Kb
