Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur së fundmi për “Kicker” rreth lojtarit me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.
Nagelsmann pranoi cilësitë e sulmuesit të Leipzig, por theksoi se 21-vjeçarit i duhet ende punë për të qenë pjesë e “Pancerave”.
“Për nivelin e cilësisë së tij, mendoj se nuk është ende mjaftueshëm. Një sulmues duhet të prodhojë më shumë gola dhe asiste,” u shpreh timonieri i Gjermanisë.
Ky qëndrim i Nagelsmann mban hapur “derën” për Kombëtaren Shqiptare. Sipas rregullores së FIFA-s, fakti që Gruda nuk ka luajtur ende asnjë minutë me ekipin e parë të Gjermanisë, as në miqësore, i jep atij të drejtën ligjore të ndryshojë kombëtaren.
Trajneri Silvinjo po monitoron situatën me kujdes, duke parë te Gruda një përforcim potencialisht historik për repartin ofensiv të kuqezinjve përpara sfidave të rëndësishme./mxh
