Last Updated on 29/04/2025 by adminfjala
Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së modës, “Met Gala” të këtij viti, pasi ka thënë se ndihet “shumë e vjetër” për këtë ngjarje.
54-vjeçja nuk do të shfaqet në mbrëmjen madhështore të mbledhjes së fondeve për Muzeun Metropolitan, në New York muajin e ardhshëm, pasi ka thënë se nuk e përballon më ankthin që sjell kjo ngjarje, ka raportuar FemaleFirst.
Në episodin më të ri të serisë së saj në platformën YouTube, “Being Naomi”, Campbell ka ndarë pamje prapa kuintave nga përgatitjet për “Met Galan” e vitit të kaluar, përfshirë edhe provat e fustanit të saj.
“Ky është ‘METI-i’ im i fundit. Nuk mundem më… Jam shumë e vjetër. Është shumë për mua, më shkakton ankth. Nuk e di saktësisht se i sati me radhë është ky për mua, mund të jetë i 20-ti ose i 21-ti. Mund ta imagjinoni?”, ka thënë ajo gjatë xhirimeve.
Çdo vit, “Met Gala” ka një temë të caktuar rreth së cilës mysafirët përshtatin veshjet e tyre. Viti 2024 kishte temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”, ndërsa këtë vit do të jetë “Superfine: Tailoring Black Style”./E.Ç