Last Updated on 26/02/2026 by Monika
Kryeministri i India, Narendra Modi, u prit këtë të enjte në Jerusalem nga kryeministri i Israel, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, Modi dhe Netanyahu zhvilluan një takim të zgjeruar, ku diskutuan çështje financiare dhe të sigurisë.
Presidenti Herzog e mirëpriti kryeministrin indian në rezidencën presidenciale, ku Modi nënshkroi librin e vizitorëve dhe së bashku me presidentin mbolli një pemë si simbol i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve./mxh
