Last Updated on 28/07/2026 by Monika
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pak minuta më parë për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit të njohur shqiptar, Artan Pogoni.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Duka e cilëson si të pabesueshme ndarjen e parakohshme nga jeta të Pogonit, që e cilëson si humbje të madhe për sportin shqiptar.
Duka thekson se trashëgimia që lë pas Pogoni do të mbetet një shembull frymëzimi për shumë të rinj që zgjedhin sportin si rrugën e tyre.
“Është e vështirë ta besosh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Artan Pogonit. Një humbje e madhe për sportin shqiptar dhe për të gjithë ata që e njohën nga afër.
Artani ia kushtoi jetën sportit, duke lënë gjurmë si sportist, trajner, pedagog, drejtues dhe komentator. Me profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin e tij, ai kontribuoi në zhvillimin e volejbollit dhe në edukimin e brezave të rinj, duke fituar respektin e të gjithë komunitetit sportiv.
Trashëgimia që lë pas do të mbetet një shembull frymëzimi për shumë të rinj që zgjedhin sportin si rrugën e tyre.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të sportit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”,-shkruan Duka./mxh
