Last Updated on 30/07/2026 by Monika
Partia Demokratike ka prezantuar sot draftin-propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale.
Mësohet se okumenti u është shpërndarë deputetëve demokratë nga bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi.
Bazuar në draftit, Shqiëpria do të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Sa i përket numrin e bashkive në të gjithë vendin, PD propozon 100 bashki.
“Në miratim të Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të Grupit ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tanë. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falënderime!”, thuhet në mesazhin që Boçi u ka dërguar deputetëve./mxh
