Last Updated on 08/09/2026 by Klara
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, tha se në Bruksel po shtohen thirrjet që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht negociatat e anëtarësimit me Serbinë, si edhe pagesat e fondeve të para-anëtarësimit për këtë vend.
“Lajme nga Brukseli: Po shtohen thirrjet që BE-ja të ndërpresë plotësisht bisedimet e pranimit me Serbinë, të ndërpresë çdo pagesë para-pranimi për vendin etj. Nëse kjo do të ndodhte, Serbia do të gjendej në një situatë të ngjashme me atë të Turqisë. Turqia është zyrtarisht ende një vend kandidat për në BE, por ky status ekziston vetëm në letër. Më shumë këtu nesër, përfshirë një deklaratë zyrtare”, shkroi Martens.
Më herët, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Beograd, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi po ashtu duke i quajtur pamjet e varrimit të Mlladiç tronditëse/k.m
