Rrjeti elektrik i Ukrainës po përjeton ndërprerje masive të energjisë sot për shkak të një defekti Teknik në linjat e energjisë që lidhin Ukrainën, Moldavinë dhe Rumaninë. Lajmin e ka njoftuar Ministri i Energjisë i Ukrainës.
Ai tha se të paktën tre rajone dhe kryeqyteti Kiev po përballen me ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Ndërkohë, zyrtarët moldavë thanë se sistemi energjetik i vendit të tyre u godit nga një ndërprerje emergjente e energjisë elektrike për shkak të problemeve me rrjetin në Ukrainën fqinje, me kryeqytetin Kishinau dhe pjesë të tjera të vendit që përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas një deklarate të postuar nga Ministria moldave e Energjisë në aplikacionin Telegram, ndërprerjet në rrjetin e Ukrainës çuan në një rënie të tensionit në njërën nga linjat e energjisë elektrike në Moldavi.
Shumica e zonave në kryeqytetin moldav, Kishinau mbetën pa energji elektrike, tha gjithashtu në Telegram kryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa zyrtarët shtuan se edhe semaforët nuk po funksiononin.
Rrjeti elektrik ukrainas ka qenë një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse për muaj të tërë, dhe konsumatorët atje janë përballur me ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike për javë të tëra. /Kb
