Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se prej sot ndërpritet Bordi i Transparencës.
Ibrahimaj tha se ky vendim u mor pasi prej më shumë se 2 javësh çmimi ka qenë drejt rënies dhe tregu global është stabilizuar.
“Miratuam 3 ligje që lidhen me statutin e shoqërive europiane. Të tria këto projektligje pritet të miratohen brenda muajit korrik dhe do të plotësohen me një grup tjetër ligjesh për të cilat jemi në pritje të miratimit nga BE për t’i kaluar në Parlament. Një vendim tjetër që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, që do të thotë se sot ndërpresim Bordin e Transparencës. Prej më shumë se 2 javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar. Tregu është stabilizuar dhe kjo është arsyeja pse vendosëm të ndërpresim Bordin”, tha Ibrahimaj./kb
