Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se vijueshmëria paqësore është elementi kryesor i suksesit të saj.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vangjeli u shpreh se çdo devijim drejt radikalizimit do të ulte ndjeshëm shanset për arritjen e qëllimeve të protestës.
“Nëse do të bëhet fjalë për sukses i protestës, është vetëm vijueshmëria e saj, duke qenë si paqësore, kështu siç është.
Nëse kthehet ajo radikalizohet, do të jetë në mos fundi i saj, dy herë më pak shanse për fitore.
Ka studime shumë serioze të cilat kanë marrë në analizë të gjitha protestat e shekullit të XX edhe deri tani, dhe rezultati që ka dalë është se protestat paqësore kanë dy herë më shumë shanse të jenë të suksesshme në krahasim me ato radikalet.
Bëni një krahasim me molotovët e doktorit dhe shikoni se çfarë diference ka”, u shpreh ai.
Sipas Vangjelit, studimet historike mbi protestat tregojnë se format paqësore kanë një probabilitet më të lartë suksesi krahasuar me ato të radikalizuara./a.d
