Last Updated on 18/06/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin se e kanë kthyer sektorin e ndërtimit në lavatriçe të pastrimit të parave, duke e cilësuar këtë sektor si të deformuar nga ndikimi i kriminalitetit dhe korrupsionit.
Sipas tij, ndërtimi në vend është shndërruar në një mekanizëm që shërben për pastrimin e parave, ndërsa shtoi se kjo situatë ka lehtësuar aktivitetin e trafikantëve.
Ai theksoi se jo të gjitha bizneset në ndërtim janë të përfshira në këto praktika, por sipas tij tregu është deformuar ndjeshëm
Këlliçi u ndal edhe te hetimet, duke deklaruar se nuk beson se SPAK do të shkojë deri te kryeministri Edi Rama.
“Në vend që t’i groposin tonelatat e eurove këta i bëjnë tulla llaç. Sektorin e ndërtimit e ka kthyer Rama në lavatriçe të pastrimit të parave, u ka lehtësuar jetën trafikantëve. Jo të gjithë bizneset në sektorin e ndërtimit janë njëlloj. Ka shkatërruar tregun, ka shkatërruar kërkesë ofertën, u ka pamundësuar blerjen e apartamenteve nga qytetarët. Mekanizmat kanë nisur të shumfishohen ne 10-vjeçarin e fundit. SPAK-u nuk do të shkojë te Rama”, tha Këlliçi./mxh
