Last Updated on 26/09/2026 by EL
Është publikuar formacioni i Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë, që do të luhet sot në stadiumin Air Albania në Tiranë.

Atmosfera jashtë stadiumit Air Albania është ‘e zjarrtë’, ku mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi dhe plisa në kokë janë mbledhur për të mbështetur Kombëtaren, në këtë ndeshje të rëndësishme për Ligën e Kombeve. Hyrja e tifozëve në stadium ka nisur që në orën 18:30./et
