Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi dyshohet se ndezi në mënyrë të përsëritur një grumbull mbetjesh urbane duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth si dhe zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës.
Përmes një njoftimi, Policia u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo veprimi që mund të rrezikojë mjedisin dhe jetën e qytetarëve, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. m.p.