Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i ndezjes së zjarrit në fshatin Tërbaç, i cili u përhap deri në territorin e fshatit Vranisht, Himarë.
Zjarri ra në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, ku u dogjën sipërfaqe toke.
Policia e Vlorës bën me dije se në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. B., 25-vjeç, banues në fshatin Tërbaç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme./Mxh
