Last Updated on 28/06/2026 by EL
Një protestë në Carcassonne të Francës, e cila kishte nisur pas dëbimit të sindikatave lokale nga ambientet e bashkisë, është bërë viralë në rrjetet sociale.
Protesta mori një kthesë të papritur kur kryetari i bashkisë Christophe Barthès, ka marrë zorën dhe spërkati me ujë nga ballkoni i bashkisë mbi demonstruesit e mbledhur poshtë.
Pamajet të publikuara nga vetë Barthès, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa ironizon me fjalët: “Vala e të nxehtit, mbaroi”.
Ndërsapërfaqësuesi i sindikatës dhe punëtori i hekurudhave Bruno Poncet deklaroi në RMC Story se Christophe Barthès ka të ngjarë të përballet me probleme ligjore së shpejti.
“Mendoj se ky kryetar bashkie do të përfundojë në gjykatë. Ai ka qenë në detyrë për tre muaj dhe për tre muaj ka ngacmuar sindikatat. Mendoj se ai ndihet i plotfuqishëm sepse është kryetar bashkie; në një moment, duhet t’i respektosh njerëzit. Dhe mendoj se ai është një nga ata kryetarë bashkie që shqetësojnë Tubimin Kombëtar.”, tha ai./et
