Last Updated on 12/05/2026 by Anisa
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar për “Top Story” lidhur me debatet që u krijuan pas takimit të tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit.
Ndrenika shprehet se reagimet negative e kanë prekur, duke theksuar se disa prej kritikave kanë shkuar edhe në drejtim të familjes së tij.
“Sulmet pas takimit me Erion Veliajn? Disa më flasin keq dhe nga ana familjare. Çfarë të them unë? Më kanë mërzitur shumë”, u shpreh aktori.
Ai shtoi se nuk është sulmuar nga kolegët e tij, ndërsa theksoi se nuk mund të japë gjykim për çështjen ligjore të Veliajt.
“Kolegët nuk më kanë sulmuar. Mirë më thonë. Nuk di të them se është i pafajshëm, por e njoh si njeri që të vogël. Nuk mund të them me bindje për pafajësi”, deklaroi Ndrenika.
Aktori gjithashtu iu përgjigj akuzave se ka përfituar nga lidhjet me Veliajn, duke i mohuar ato kategorikisht.
“Disa më thonë se kam përfituar. Më thonë se më ka dhënë shtëpi. Unë në jetën time nuk kam blerë shtëpi, sepse kam trashëguar shtëpinë e babit. E kam atë tokë që nga koha e mbretit Ahmet Zog”, tha ai.
