Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kosovës në grumbullimin e ardhshëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Futbollisti ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Franko Foda.
Në vend të Rrudhanit, Foda ka vendosur të rikthejë në listë Meriton Korenicën. Mesfushori ishte përfshirë fillimisht në listën e zgjeruar, ndërsa tashmë do t’i bashkohet grupit që do të përgatitet për katër ndeshjet e radhës.
Korenica rikthehet në një moment kur Kosova ka përpara një seri prej katër përballjesh në Ligën e Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet më 24 shtator, kur “Dardanët” do të presin Irlandën në Prishtinë. Tri ditë më vonë, më 27 shtator, Kosova do të udhëtojë drejt Austrisë për t’u përballur me përfaqësuesen austriake.
Pas këtyre dy ndeshjeve, skuadra e Fodës do të ketë një tjetër transfertë të veçantë. Më 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në Debreccen të Hungarisë.
Cikli i ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor, sërish ndaj Austrisë, por këtë herë në Prishtinë. “Dardanët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke përfunduar kështu serinë prej katër takimesh të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhja e Korenicës vjen pas dëmtimit të Rrudhanit dhe i jep Fodës një tjetër alternativë për këto përballje. Futbollisti, i cili ishte pjesë e listës së zgjeruar, tashmë do të jetë në dispozicion të trajnerit për të gjithë ciklin e katër ndeshjeve./mxh
