Kjo e diel ka sjellë dy ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për ndryshime në drejtimin e ambasadave në Prishtinë dhe Shkup.
Mësohet se Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të propozohet për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.
Ndërsa Petrit Malaj, aktualisht ambasador në Prishtinë, do të propozohet për drejtimin e ambasadës në Shkup./mxh
