Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Fatjon Sadikaj, 36 vjeç, është dënuar me 5 vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga policia pasi po kryente manovra të çuditshme në Chaddock Lane, Salford. Siç shkruajnë mediat e huaja, efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës.
Sadikaj nuk iu nënshtrua testit të frymëmarrjes dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, ai fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.
Oficerët gjetën një pistoletë me mulli dhe ai u arrestua më tej me dyshimin për posedim të një arme zjarri.

/E.S