Një 31-vjeçar, shtetas turk, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për vrasje.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se 31-vjeçari me inicialet B. K., banues në Turqi, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet maqedonase për veprën penale të vrasjes.
Urdhri për kërkimin e tij ishte lëshuar më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup./k.m
