Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Manchester City po kalon një periudhë të vështirë në aspektin sportiv dhe financiar, duke u përballur me zhvillime negative edhe jashtë fushës së lojës.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, kompania amerikane e investimeve “Apollo Global Management” ka vendosur të tërhiqet nga një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh me kompaninë mëmë të klubit.
Ky vendim lidhet me pasigurinë rreth procesit të 115 akuzave ndaj Manchester City-t për shkelje të rregullave financiare të Premier League. Ndërkohë, klubet e tjera të kampionatit anglez kanë rënë dakord të mbulojnë shpenzimet ligjore të drejtuesve të ligës, në rast se ata përballen me padi personale nga sponsorët e klubit.
Beteja ligjore mes Manchester City-t dhe Premier League ka kushtuar deri më tani mbi 100 milionë paund. Në rast se klubi humbet çështjen, mund të detyrohet të përballojë një faturë të konsiderueshme shtesë për shpenzimet gjyqësore.
Në aspektin sportiv, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca ka pësuar 3 humbje radhazi në kampionat, duke mbetur 6 pikë prapa Arsenal-it kryesues. Aktualisht ekipi renditet në vendin e 3 me 21 pikë, pas 7 fitoreve dhe 3 humbjeve, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me Fulham-in./mxh
