Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ndoqi nga afër hedhjen e shortit për fazën e ligës në Conference League.
Kreu i futbollit shqiptar u shfaq në krah me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një ekip nga Shqipëria do të luajë në këtë nivel kompeticioni. Egnatia ka mësuar gjashtë kundërshtarët e saj për këtë edicion evropian, ku do të përballet me Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, U. Craiova, Kauno Zalgiris dhe Aarhus.
Përmes një mesazhi zyrtar në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së i uroi suksese të mëtejshme klubit nga Rrogozhina. Duka e cilësoi këtë pjesëmarrje si një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Egnatian, por për të gjithë futbollin shqiptar.
POSTIMI I DUKËS:
Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League!
Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League! Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar!
Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë!/mxh
