Last Updated on 28/08/2026 by Monika
GJKKO është tërhequr për vendim në lidhje me masën e sigurisë për Ergys Agasin.
Seanca e ditës së sotme është shoqëruar me shumë debate mes palëve.
Seanca nisi fillimisht në orën 09:30, por u ndërpre për disa orë pas kërkesës së avokatëve për t’u njohur me aktet.
I shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, Agasi u vu në pranga pasditen e 26 gushtit së bashku me ish-efektivin Ulian Shpataraku.
Ndaj Agasit rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, si edhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”./ mxh
