Last Updated on 08/12/2025 by Monika
Gazetari Neritan Sejamini ka ndarë detaje të rëndësishme nga zgjedhjet e vitit 1991 dhe tranzicioni i parë demokratik në vend, duke theksuar se ndryshimi politik u ndërtua nga një elitë që vinte nga sistemi komunist.
Sipas Sejaminit, protesta studentore ishte vetëm goditja e fundit e një regjimi që tashmë kishte rënë. “Regjimi kishte falimentuar, ishte i mbaruar. Por elita politike që mori përsipër të ndërtonte pluralizmin ishte elita e komunizmit. Ajo ishte e paformuar dhe nuk kishte aftësi për të krijuar një realitet të ri që as nuk e kishte parë dhe as nuk e kishte jetuar. Shqipëria ishte pa traditë demokratike, ndaj nisur nga izolimi, mungesa e përgatitjes dhe e kulturës politike, ishte e pritshme që tranzicioni të kishte probleme,” u shpreh ai.
Sejamini kujtoi edhe një nga momentet më domethënëse të zgjedhjeve të para pluraliste në mars 1991. “Tirana, Durrësi dhe Elbasani, qytetet e mëdha, reaguan të parat dhe përqafuan ndryshimin. Ngjarja më e shënuar e atyre zgjedhjeve ishte se një inxhinier i panjohur, Mark Krroqi, mundi Ramiz Alinë në mes të Tiranës,” theksoi ai./mxh
