Last Updated on 26/11/2026 by EL
Selia blu ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të marrin pjesë në protestën e së shtunës, më 28 nëntor 2026, në orën 10:00, pranë Ministrisë së Arsimit, e njoftuar nga studentët.
Në mesazhin drejtuar demokratëve thuhet se PD-ja do të angazhohet në mbështetje të kauzës së studentëve, me kërkesën për largimin e qeverisë. Anëtarëve që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë u kërkohet të kontaktojnë kryetarët dhe sekretarët e degëve për organizimin e pjesëmarrjes.
“Të dashur demokratë, Ditën e shtunë, 28 nëntor 2026, ora 10:00, pranë Ministrisë së Arsimit, Partia Demokratike angazhohet në mbështetje të kauzës së studentëve për largimin e kësaj qeverie.
Lutemi që ky informacion të shpërndahet tek anëtarët tanë. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në protestë duhet të kontaktojnë me kryetarin dhe sekretarin e degës për çështje organizimi”,thuhet në mesazh./et
