Last Updated on 30/10/2026 by Anisa
Një debat i ashpër ka ndodhur sot në emisionin Opinion mes Gazment Bardhit dhe Adriatik Lapajt.
Lapaj e ka akuzuar Bardhin se qëndron në PD për një karrige.
Lapaj i ka kujtuar Bardhit dhe deklaratën famoze kur kryetar kishte Lulzim Bashën, se nëse Berisha kthehej në PD, ai do të largohej nga PD.
Përplasja ka qenë e ashpër me Lapajn që i drejtohet Bardhit: Pusho, pusho.
Debati në studio:
Lapaj: Të gjithë ata si Gazment Bardhi duan ta mbajnë bythën në kolltuk, tërë jetën.
Bardhi: Tezja jote.
Lapaj: Unë tezen e kam shitëse buke, shitëse buke. Ti je një maskara që manipulon, një maskara që manipulon.
Bardhi: Ti tezen e ke sjellë në Kuvend. Ndërkohë qytetarët të votuan ty. Maskara je ti mo, një copë hajduti. Mos më ngri zërin mua.
Lapaj: Tezja ime është nënë e tre fëmijëve që shet bukë atje.
Bardhi: Ke zgjedh foton që e zë gjumi në seancë. Unë ta kam fajin?
/mxh
