Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se do të udhëtojë nesër drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, me ftesë të këtij të fundit. Netanyahu tha se pas takimit do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore për senatorin Lindsey Graham, të cilin e cilësoi si një nga miqtë më të mëdhenj të Izraelit që nga themelimi i shtetit.
Gjatë deklaratës së tij, Netanyahu u ndal edhe te situata në Bregun Perëndimor, duke bërë të ditur se forcat izraelite kanë kryer operacione në disa fshatra, me kontrolle, sekuestrime armësh dhe arrestime. Ai tha se në një operacion në një spital në Nablus janë arrestuar dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të një sulmuesi, ndërsa shtëpia e autorit të dyshuar të sulmit është mbyllur në pritje të shembjes.
Netanyahu deklaroi gjithashtu se Izraeli është i gatshëm të zgjerojë operacionet kundër bazave të militantëve në zonë.
Në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kryeministri izraelit tha se ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, i cili sipas tij ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë masa të forta kundër kësaj organizate. Netanyahu e kritikoi Gjykatën në Hagë, duke pretenduar se ajo kërcënon sovranitetin e shteteve demokratike./mxh
