Last Updated on 26/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në Berlin ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 16 të tjerë.
Rama shprehet i tronditur dhe thekson se nuk mund të ketë tolerancë për urrjetjen, dhunën, ekstremizmin në çfarëdolloj forme.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini.
Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.
Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim.
Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë”, tha Rama./mxh
