Netflix ka njoftuar një dokumentar të ri me tri pjesë kushtuar jetës dhe karrierës së aktorit të ndjerë Matthew Perry.
Me titullin “The One About Matthew Perry”, në një referencë të drejtpërdrejtë ndaj serialit “Friends”, dokumentari do të përmbajë foto dhe video të papublikuara më parë nga arkivi familjar, si dhe rrëfime nga motra e tij, Mia Perry Bowick, dhe miqtë e tij të afërt.

Nën regjinë e fitueses së Emmy-t, Mary Robertson, dokumentari do të tregojë jetën e Perry-t përtej personazhit të famshëm Chandler Bing, duke u ndalur te karriera, jeta personale dhe betejat e tij me varësinë.

“The One About Matthew Perry” do të publikohet në Netflix më 27 tetor./ad
