Zhvillimet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te tensionet në marrëdhëniet mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministres Italiane Giorgia Meloni, vetëm pak ditë përpara samitit të NATO nw Turqi.
Pas përplasjes verbale të muajit të kaluar, Trump ka ndezur sërish polemikat duke publikuar ne rrjetin social Truth Social një fotografi të Melonit, të shoqeruar me mbishkrimin: “Nevojitet urdhër ndalimi”.
Kryeministrja italiane nuk ka reaguar ende publikisht ndaj postimit, ndërsa ministri i Mbrojitjes I Italisë, Guido Crosetto, u përpoq të ruante balancat.
Ai theksoi aleanca transatlantike wshtëw më e rëndësishme se përplasjet mes liderëve.
“Njerëzit vijnë e ikin, por marrëdhëniet mbeten”, deklaroi ai.
Por opozita italiane nuk u tregua dhe aq e përmbajtur, pasi Kreu i partisë Azione, Carlo Calenda, e cilësoi Trumpin një ngacmues të ulët dhe të neveritshëm.
Edhe pse Meloni ishte ndër drejtueset e para evropiane që mbështeti Trumpni dhe mori pjesë në inaugurimin e tij në vitin 2025, ajo e kritikoi më vonë për sulmet ndaj Papa Leonit lidhur me konfliktin Iran-Izrael.
Trump iu përgjigj me akuza të drejtpërdrejta, duke e konsideruar atë pa guxim./mxh
