Luana Vjolla ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, ku ka publikuar një set fotosh me bikini nga pushimet.
Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm imazhet që morën vëmendje, por edhe përshkrimet që moderatorja dhe këngëtarja i bashkëngjiti çdo fotografie.
Me versionin e ri të postimeve të saj, Luana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa detaje nga jeta personale dhe gjërat që pëlqen më shumë të bëjë.
“Luana ka qejf…”, shkruan ajo në çdo postim, duke renditur disa nga rutinat dhe preferencat e saj: të vishet rehat, të qëndrojë vetëm, të shkojë në plazh privat, të lexojë libra, të kalojë kohë me të njëjtin rreth njerëzish prej vitesh, të hajë mëngjesin në ballkon, të dëgjojë më shumë sesa të flasë, të vozisë me muzikë të lartë, të bëjë vetë gjithçka “si Virgo që është”, të vendosë muzikë kur përgatitet, të realizojë video duke ecur, të punojë edhe në ditët e pushimit dhe, sigurisht, të bëjë foto në pasqyrë./mxh
