Aktori i njohur italian Giancarlo Giannini feston ditëlindjen, duke rikthyer në vëmendje një karrierë që ka lënë gjurmë në historinë e kinemasë.
Me dhjetëra role të paharrueshme në film dhe teatër, Giannini konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj të Italisë. Ai ka bashkëpunuar me regjisorë të njohur ndërkombëtarisht dhe është vlerësuar për interpretimet e tij të fuqishme, duke fituar edhe një nominim për çmimin Oscar.
Në një intervistë të publikuar me rastin e ditëlindjes së tij, aktori thekson se veprat e mëdha mbeten në kohë, pavarësisht ndryshimeve që sjell çdo epokë.
Karriera e Gianninit vijon të jetë një pikë referimi për breza aktorësh dhe një pasuri e rëndësishme e kulturës italiane./mxh
