Last Updated on 14/06/2026 by Monika
Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar sot se do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Koçeku ka bërë me dije vendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nga sot, jam e pavarur”/ Deputetja njofton largimin nga PS
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”,-shkruan deputetja.
Deputetja e njohur edhe si “Neomalsorja” mori mandatin pasi garoi në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e 11 majit 2025./mxh
