Pas vetëm një dite uljeje, çmimet e karburanteve në tregun shqiptar janë rritur sërish. Bordi i Transparencës për Hidrokarburet ka vendosur në mbledhjen e mëngjesit të sotëm një rritje të ndjeshme për naftën dhe një rritje më të lehtë për benzinën, ndërsa gazi ka mbetur i pandryshuar.
Sipas vendimit të fundit, nafta është shtrenjtuar me 15 lekë për litër, duke kaluar nga 203 lekë në 218 lekë në tregun me pakicë. Ndërkohë, benzina është rritur me 6 lekë, nga 175 lekë në 181 lekë për litër.
Çmimet sipas Bordit te Transparencës
ME SHUMICE
●Nafta: 206 Lek
●Benzina: 169 Lek
ME PAKICE
●Nafta: 218 Lek
●Benzina 181 Lek
Gazi nuk ndryshon.
