Last Updated on 08/09/2026 by Monika
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim në kuadër të vitit të ri shkollor, ku thotë se po ushtrohen inspektime në të gjitha subjektet ushqimore në afërsi të institucioneve arsimore. A
KU thotë se inspektimet kanë qëllim verifikimin e përmbushjes së kërkesave të sigurisë udhqimore.
Vëmendje të veçantë u kushtohet kushteve të higjienës si dhe ruajtjes së afateve të përdorimit të produkteve ushqimore.
Njoftimi i AKU
Në prag të fillimit të viti të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në zbatim të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe kërkesave të Ligjit Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, dhe Ligjit të Inspektimit Nr. 99/2024, i ndryshuar po ushtron inspektime në të gjithë vendin në subjekte ushqimore me aktivitet fast-food, byrektore, piceri, markete dhe pika tregtimi, pranë institucioneve arsimore si dhe në subjekte ku përfshijnë grupe të veçanta si: kopshte, shkolla dhe çerdhe, në të cilat përgatitet ushqim.
Inspektimet kanë për qëllim verifikimin e përmbushjes së kërkesave të sigurisë ushqimore, me vëmendje të veçantë ndaj kushteve të higjienës, ruajtjes së afateve të përdorimit të produkteve ushqimore, evidentimit të gjurmueshmërisë, evidentimit të kushteve higjieno-sanitare, kontrollit të etiketimit të produkteve ushqimore, si dhe marrjes së mostrave për tregues fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte ushqimore.
Me këtë plan masash, synohet të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit, duke parandaluar rreziqet që lidhen me ushqimet e tregtuara dhe që konsumohen pranë shkollave.
Në vijim të këtyre inspektimeve, AKU do të ndërmarrë edhe fushata ndërgjegjësuese drejt operatorëve të biznesit ushqimor, fushata informuese/ndërgjegjësuese në sistemin parauniversitar, me fokus në elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, mbi respektimin e rregullave dhe zgjedhjeve të sigurta ushqimore./mxh
