Juventus-i ka arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade nga Newcastle.
24-vjeçari transferohet në Torino në formën e huazimit, me Juventus-in që do të paguajë rreth 5 milionë euro për një sezon.
Bardhezinjtë do të mbulojnë gjithashtu pagën e plotë prej 4.4 milionë eurosh të sulmuesit gjerman. Woltemade mbërriti në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën.
Transferimi i tij u bë i mundur edhe pas largimit të Jonathan David drejt Atletico Madrid-it, ku kanadezi do të luajë sezonin 2026/27 në huazim me të drejtë blerjeje për rreth 25 milionë euro.
Te Juventus-i, Luciano Spalletti ka tashmë në dispozicion edhe Kolo Muani-n, ndërsa Woltemade synon të rikthehet në nivel të lartë pas periudhës te Newcastle.
Në sezonin e tij të mëparshëm te Stuttgart, sulmuesi 198 centimetra i gjatë realizoi 17 gola në 33 paraqitje, statistikë që bindi Newcastle të investonte 80 milionë euro për të.
Lëvizjet e Juventus-it në merkato mund të vazhdojnë edhe në repartin e mbrojtjes, ku përmenden emrat e Nicolas Tagliafico dhe Juan Miranda./k.m
