Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen Kanada-Bosnjë Hercegovinë, në Kupën e Botës.
Pas 45 minutave të para, boshnjakët kryesojnë 0-1. Vendos goli i shënuar nga Lukic në minutën e 21-të.
Sulmuesi shfrytëzoi një krosim dhe e ndali topin në rrjetë me kokë.
Në krahun tjetër, Kanadaja kishte disa raste shënimi me David dhe Oluwasey, por nuk i shfrytëzuan si duhet./mxh
