Rruga e Kosovës drejt Botërorit 2026 ka marrë një ide më të qartë pas përfundimit të sfidës mes Turqisë dhe Rumanisë.
Kombëtarja turke ka siguruar kualifikimin për në finalen e “play-off” pas një fitoreje 1-0 në shtëpi. Ndeshja u vendos në minutën e 53-të nga një gol i Ferdi Kadioglu, i cili mjaftoi për të nxjerrë jashtë loje Rumaninë dhe për të prerë biletën e finales.
Ky rezultat do të thotë se nëse “Dardanët” arrijnë të kalojnë pengesën e Sllovakisë, ata do të përballen me Turqinë për një vend në Kupën e Botës.
Lajmi i shkëlqyer për tifozët dardanë është se, në rast kualifikimi, finalja e madhe do të luhet në Prishtinë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” i jep Kosovës një avantazh të jashtëzakonshëm në ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj./mxh
