Shkencëtarët kanë identifikuar 45 ekzoplanetë, siç njihen ndryshe planetët jashtë sistemit tonë diellor.
Të gjithë këta planetë janë shkëmborë, si Toka dhe ndodhen në “zonën e banueshme”, jo shumë afër dhe jo shumë larg nga ylli i tyre.
Kjo do të thotë se mund të kenë ujë në gjendje të lëngshme dhe potencialisht kushte për jetë.
Nga këta 45, 24 planetë konsiderohen edhe më të përshtatshëm sepse modelet kompjuterike sugjerojnë klimë të ngjashme me Tokën, re, erëra dhe lagështi.
Disa nga planetët më interesantë përfshijnë:
Proxima Centauri b: Vetëm rreth 4.2 vite dritë larg, relativisht afër në shkallë kozmike.
Sistemi TRAPPIST-1
Planetët: d, e, f, g që ndodhenrreth 40 vite dritë larg.
Planeti më i afërt është triliona kilometra larg dhe me teknologjinë aktuale, udhëtimi do të zgjaste dhjetëra mijëra vite. Pra, për momentin: mund t’i studiojmë, por jo t’i vizitojmë./mxh
