Manchester United po kalon një moment kritik, duke vënë në dyshim të ardhmen e stolit. Mediat britanike raportojnë se drejtuesit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, ku së fundmi përmendet tekniku i Aston Villas, Unai Emery.
E ardhmja e trajnerit aktual të skuadrës, Michael Carrick, mbetet e pasigurt pas disfatës së thellë me rezultatin 4-1 kundër Comos në Ligën e Kampioneve. Drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të shqyrtojnë opsionet për zëvendësuesin e mundshëm, ku emri më i favorizuar mbetet ai i ish-trajnerit të Neëcastle, Eddie Hoëe.
Në listën e dëshirave të klubit nga Mançesteri figurojnë gjithashtu emra të njohur si Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.
Së fundmi në listë është edhe Unai Emery, i cili ishte një objektiv konkret edhe gjatë merkatos së verës së kaluar, përpara se bordi t’i besonte pankinën Carrick.
Pengesa kryesore për afrimin e teknikut spanjoll mbetet shuma e dëmshpërblimit prej rreth 24 milionë eurosh, që pritet të kërkojë klubi i Aston Villas.
Nëse ky transferim realizohet për këtë shifër, do t’i afrohej rekordit historik të vendosur në vitin 2021, kur Bayern Munich që i pagoi Leipzig-ut 25 milionë euro për shërbimet e Julian Nagelsmann./mxh
