Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Një tjetër efektiv policie është shoqëruar në Spitalin e Traumës gjatë zhvillimit të protestës së sotme.
Mësohet se efektivi ka pësuar lëndime në duar. Kjo vjen si shkak i tensioneve dhe përplasjeve të shumta me protestuesit të cilët kanë hedhur lëndë të ndryshme piroteknike drejt policisë por dhe në institucione dhe godina.
Pak më parë rreth orës 14:37 Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.
Pritet të shihet në vijim nëse do ketë të tjerë protestues apo efektivë që do paraqiten në spital për ndihmë mjekësore./mxh
